Autoritet policore ne Turqi vazhdojnë arrestimet masive të personave të akuzar për terrorizëm edhe pas heqjes të gjendjes së jashtëzakonshme në korrikun e kaluar, bëjnë të ditur mediat vendase.
“Javën e fundit, u arrestuan 681 persona, 461 prej të cilëve dyshohen si përkrahës të rrjetit të Fethullah Gulen”, theksoi ministria e Brendshme në një komunikatë për shtyp.
171 bashkëpunëtorë të partisë PKK kurde figurojnë në listat e të burgosurve, 43 persona për lidhje me grupin terrorist Isis dhe gjashtë persona për lidhje me grupet e paligjshme të ekstremit të majtë.
/b.d