Taulant Balla ka komentuar sot arrestimin e Rexhep Rrajës.
Përmes Facebook, kreu i Grupit Socialist shprehet se ndalimi i djalit të deputetit e ndan qartë mazhorancën nga opozita.
Ja postimi i Ballës pasditen e së dielës:
Përpara ligjit ne jemi të gjithë të barabartë përveç Saliut, Lulit dhe atyre që i shpëtuan prokurorisë, fale Saliut dhe Lulit që nuk i zbatonin urdhërat e organit të akuzës.
Barazia para ligjit për ne nuk është sllogan po parim themelor në fjalën tonë, në reformat dhe qendrimet tona.
Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë!
Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht.
Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj deri në fund dhe shpresoj shumë që edhe autorët dhe heroi i Babale dyshit të marrin atë që ju takon nga organi i akuzës!
/b.d