Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me çështjen e keqtrajtimit të Xhisiela Malokut dhe denoncimit të ish-policit EMiliano Nuhu se është kërcënuar.
Shefi i qeverisë e ka quajtur Nuhun një “horr” që braktisi detyrën për azil.
Nuk ka vonuar përgjigja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili me anë të një video ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama.
Basha në një postim në Twitter ka publikuar deklaratat që sipas tij Rama sulmon denoncuesit e krimit.
“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit”, shkruan më tej Basha.
Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit: pic.twitter.com/uO9t2yHYvn
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 29, 2018