• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BSH ndërhyri duke blerë 109 mln euro, por leku mbetet i fortë

by A R
29/09/2018 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvlerësimi i paprecedentë i Euros këtë vit u frenua nga operacionet financiare të Bankës së Shqipërisë, e cila e duke ndërhyrë në tregun valutor, nuk lejoi që monedha e përbashkët Europiane të zbriste nën nivelin e 124 lekë.

Më 5 qershor euro shënoi nivelin më të ulët të këmbimit që prej gati 10 vitesh, duke u vlerësuar me 124,17 lekë, pikërisht në këtë ditë Bankës së Shqipërisë iu desh të ndërhynte urgjent në tregun valutor duke blerë 13,9 milion Euro për të frenuar rënien e mëtejshme të monedhës së përbashkët.

Operacionet financiare kanë vazhduar edhe më pas, nga 6 qershori deri në fund të muajit Banka Qendrore ka blerë plot 51.4 milionë euro të tjera nga bankat e nivelit të dytë për të stabilizuar situatën me kursin këmbimit.

Në total si tremujor nga prilli deri në qershor janë 108,8 milionë euro të blera nga Banka e Shqipërisë. Për disa ditë kursi i stabilizua madje pati dhe një rritje të vlerës së Euros deri në javët e para të korriku, por më pas pavarësisht ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë monedha e përbashkët i`u rikthye rënies, por gjithësesi duke mos zbritur poshtë nivelit 125 lekë.

Situata nuk ka qenë normale pasi zhvlerësimi i euros nuk ka ardhur prej zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare, por për shkak të rritjes së sasisë së kësaj valute në Shqipëri.

Deri para se të ndërhynte në treg, Banka e Shqipërisë ka mbajtur qëndrimin se zhvlerësimi i euros ndaj lekut ishte rezultat i fuqizimit të ekonomisë shqiptare.

Por, më pas e ndryshoi këtë qëndrim duke deklaruar se veç përmirësimit të ekonomisë kursi është ndikuar dhe nga faktorë të tjerë të përkohshëm, kryesisht psikologjik. Rënia e paprecende e euros ka goditur te ardhurat ne buxhet me të cilat ranë me 5 miliardë lekë, ndërkohë që sektori tjetër i prekur kanë eksportet./TCH

Next Post
Shpërndante drogë në shkolla, pranga ish-të dënuarit për vrasje

"Ik puno se je bërë ordiner", nipi tregon debatin para se të masakronte gjyshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com