Udhëheqësit e shteteve të BE-së përpiqen të japin një imazh serioz, por nuk mund të shmangin etiketimin me pseudonime nga publiku dhe nganjëherë edhe nga partitë e tyre, raporton euronews, shkruan javanews
Kryeministri hungarez Viktor Orban njihet nga qytetarët si “Viktator”, që do të thotë diktator. Orban eshte kritikuar shpesh nga BE për politikat e tij kundër emigrantëve.
Ndërsa Pedro Sanchez i Spanjës ka marrë pseudonimin “The Revenant” duke u bazuar në filmin me Leonardo DiCaprio, në të cilin personazhi kryesor mbijeton pavarësisht vështirësive dhe mosmarrëveshjeve kundër tij.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, njihet si “Mutti”, fjalë që rrjedh nga gjuha e saj amtare, pseudonim bazuar mbi qëndrimin dhe pamjen e jashtme të saj dhe seriozitetin e madh, shkruan javanews
Antonio Costa është kryeministri i parë portugez me karakteristika jo-kaukaziane, gjë që ka bërë që disa të thërrasin atë “Gandhi i Lisbonës”.
Javanews/a.ç