Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e mashtruar nëpërmjet fejesës, kanë rekrutuar dhe trafikuar në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion një 29-vjeçare. Të arrestuarit janë Flamur Dodoveci (62 vjeç) dhe Emanuel Myrtaj (40 vjeç)
Në Itali, 29-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja me iniciale D.D., e cila ishte shpallur në kërkim nga Policia e Beratit, ku falë bashkëpunimit me Policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.
MA.ME