• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Treguesit fiskalë të 8-mujorit 2018, të ardhurat 9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë

by Java News
28/09/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave beri te ditur pak minuta me pare se të ardhurat totale për 8 mujorin 2018, u realizuan në vlerën 294 miliardë lekë, me një rritje 3% ose 9 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99%.
Të ardhurat e arkëtuara nga “tatimet dhe doganat” (përfshirë kontributet e mbledhura nga D.P.T) për 8 mujorin 2018, janë 259 miliardë lekë, 4.3% ose 10.7 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99.6%.
Të ardhurat nga “Taksa Doganore” janë realizuar në vlerën 4 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 96.2%.

Të ardhurat nga “Akciza” janë realizuar në vlerën 29.7 miliardë lekë, me realizim kundrejt planit në masën 98%. Ndikim ka pasur “Karburanti” (import+prodhim vendas), që rezultoi rreth 384,075 ton, me një rritje prej 2,897 ton ose +0.8% krahasuar me 8 mujorin e vitit 2017. Gjithashtu performancë pozitive si rezultat i rritjes së sasisë kanë shënuar: importi dhe prodhimi i “Birrës” +2.4%; importi i “Duhanit” +4.9%; importi i “Vaj lubrifikant” +6.3%, import i “Kafes” +8.4%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 7 ton në 13 ton të deklaruara në periudhën Janar-Gusht 2017.

Të ardhurat nga “Renta Minerare” në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, me një rritje 17.5% ose 269 milionë lekë më shumë krahasuar me 8 mujorin e vitit 2017. Krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar dhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 230 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar me rreth 81 mijë ton dhe janë rritur me 280 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke sjellë rritje të rentës për njësi nga 2.85 lekë/kg në 3.54 lekë/kg.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 115 milionë lekë për shkak të rënies së sasisë së eksportuar, me rreth 297 mijë ton si dhe janë ulur me 126 milionë lekë, për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga “T.V.SH-ja” në total, janë realizuar në vlerën 93.3 miliardë lekë, me rritje 4% ose 3.5 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 98.8% të planit. Rritja e importit të karburantit ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit. Karburanti import mbuloi rreth 87% të konsumit gjatë periudhës Janar-Gusht të vitit 2018 krahasuar me 69% që ishte ky tregues vitin e kaluar.

Rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja (EURO dhe USD) kundrejtë monedhës vendase, ka dhënë gjithashtu efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave. Janë rimbursuar rreth 9.2 miliardë lekë, 12.6% ose 1 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 21.7 miliardë lekë, me rritje 3.1% ose 658 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Situata energjitike e vitit të kaluar ka dhënë efekte negative në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjitik, çka u reflektua në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018.

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” janë realizuar në vlerën 25.1 miliardë lekë, me rritje 14.2% ose 3.1 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe +2.9% ose 706 milionë lekë më shumë krahasuar me planin. Krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe sektorit privat, janë rritur ndjeshëm, kjo si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve aktiv krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zëri “Taksat Kombëtare” janë realizuar në vlerën 23.8 miliardë lekë, realizim në masën 100.5% ose 111 milionë lekë më shumë se plani. Të ardhurat nga “Kontributet e D.P.T-së” janë realizuar në vlerën 59.5 miliardë lekë, me rritje 9% ose 5 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe 0.6% ose 384 miliardë lekë më shumë se plani. Rezultati i lartë me rritje të qëndrueshme buron kryesisht nga situata pozitive ekonomike dhe rritja si rrjedhojë e numrit të të punësuarve.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2018, arritën në rreth 289.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9 përqind ose rreth 5.54 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe me një realizim në masën 98.1 përqind të planit të periudhës.

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim optimal, respektivisht në masën 98.5 përqind dhe 96.6 përqind të planit të periudhës. Shpenzimet korente për periudhën 8 mujore të vitit 2018 rezultuan në rreth 250.1 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 1.4 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për muajin e tetë të vitit 2018 paraqesin një realizim në masën rreth 39.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 13.5 përqind më i lartë ose rreth 4.7 miliard lekë më shumë. Niveli i suficitit në muajin e tetë të vitit 2018 rezultoi në rreth 4.08 miliardë LEK, ose rreth 3.98 miliardë lekë më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë ku niveli i suficitit rezultonte në 101 milion lekë.

ma.me

Next Post
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Në podium për Xhiselën, në Vlorë për Teatrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin

April 28, 2026
Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

Gjyqet e mëdha të politikës duhet të jenë Live, pa kafaz, me prova

April 28, 2026
Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

Të gjithë duan të punojnë në shtet në Shqipëri/ Raporti i DAP për 2025 tregon rritje të ndjeshme të interesit

April 28, 2026
Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

Provokimi në Shkup/ Ministri maqedonas përulet para përkujtimores ku shqiptarët etiketohen si terroristë

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In