Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka. Në këtë seancë, prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Maqedonci ka thënë se me kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, te ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.
ma.me