Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në samitin e Paqes në OKB, zhvilloi një takim me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ka qenë Meta ai që ka postuar një foto nga takimi me liderin botëror, ndërsa shihet përkrah çiftit presidencial, Trump.
Po ashtu kreu i shtetit shqiptar shprehet i kënaqur që kishte marrë pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA-ve.
“I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA” – shkruan Meta.
/b.d