Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, priti në një takim ambasadorin e ri të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ministri Xhafaj shkruan se në takim janë shkëmbyer mendime të ndryshme në fushën e zbatimit të ligjit dhe aspiratat e Shqipërisë drejt BE.
Ai deklaroi se në javët në vijim do të ketë zhvillime konkrete.
“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit.Ambasadori më konfirmoi gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to. Javët në vijim do flasim për projekte dhe rezultate konkrete. Punë të mbarë z. Ambasador!”, shkruan Xhafaj.