Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim në fshatin Nivicë të Përmetit, që është një prej zonave të përfshira në projektin “100 fshatrat”.
Rama tha se ky program ka ngjallur interes dhe shumë projekte janë realizuar duke i dhënë zhvillim turizmit.
“Ky takim është një forum ër të diskutuar konkretisht, por njëkohësisht edhe për të krijuar një qendër grabiteti në vëmendjen e atyre që janë të interesuar të investojnë në këtë zonë por edhe të tjera pika të hartës së 100 fshatrave. 100 fshatra që janë piketuar si qendra graviteti për zhvillimin e hapësirave rurale.
Dua të theksoj se në këtë fshat 2400-vjeçar që karakterizohet nga një biodiversitet i pasur, mikpritje shembullore, jemi të bindur që do krijojmë pikë të fortë për zhvillimin rural”, tha Rama./a.m.