Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka kërkuar nga klubi që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferojë një mbrojtës të krahut të majtë, përcjellin të hënën mediumet spanjolle.
Lopetegui për momentin në këtë pozitë ka vetëm brazilianin Marcelo dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe një lojtar tjetër, transmeton “Koha Ditore”. Në listën e trajnerit të Real Madridit janë: Marcos Alonso (Chelsea), Alex Telles (Porto) dhe Jose Gaya (Valencia).
Marcelo 30-vjeçar, këtë edicion, ka pesë paraqitje me Realin në të gjitha garat. Ai është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2007 dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Më herët është raportuar se interesim për brazilianin ka treguar skuadra e Juventusit. (b.an)