Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Mjeti tip “Ford” me targa AA 368 RA, në pronësi të shtetases më iniciale A. L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.
Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autor./a.m.