Ashtu edhe siç ishte parashikuar rifillimi i shkollës ka risjellë edhe trafikun e rënduar në Tiranë.
Pavarësisht masave të marra nga Policia Rrugore dhe ajo Bashkiake, trafiku në Tiranë është rënduar së tepërmi në këtë ditë të hënë, pasi shumë prej prindërve kanë zgjedhur të shoqërojnë vetë fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës.
Trafiku i rënduar është rënduar edhe për shkak të rikonstruksionit të disa rrugëve në kryeqytet, të cilat janë në fazën e finalizimit./a.m.