BRUKSEL- Të shtëna me armë janë regjistruar në Bruksel, ndërsa raportohet për dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 9:40 te mengjesit ne qender te kryeqytetit belg.
Zjari eshte hapur nga 5-6 persona, të cilet thuhet se jane larguar me makine. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja belge ‘Le Soir’, referuar zëdhënësit të policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere.
Nga të dhënat paraprake mesohet se një nga personat e lënduar ka marrë plumb në këmbë.
Aktualisht zona ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave policore, ndërsa autoritetet janë vënë pas autorëve, të cilët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
a.ç