Në Cinncinati të Shteteve të Bashkuara është gjithçka gati për të festuar Krishtlindjet. Bredhat janë stolisur me topa me ngjyra, rrugët janë plot drita.
Nuk ka rëndësi se jemi në Shtator dhe duhen ende shumë javë deri në 25 Dhjetor. Brody Allen nuk ka kohë. Mjekët i kanë dhënë fëmijës maksimumi edhe një muaj jetë, është i sëmurë me kancer.
Qyteti ka vendosur të bëjë gati festën, duke i dërguar vogëlushit dhurata dhe kartolina që ai të festojë krishtlindjen e fundit.
“Brody nuk e kupton se sa e rëndë është sëmundja e tij, është shumë i vogël, është i lumtur dhe po shijon atë pak që i ka mbetur nga jeta”, tha babai i tij i pikëlluar.
Muajin e kaluar mjekët e diagnostikuan vogëlushin me kancer në tru dhe në shpinë. Nga ajo ditë, familja e tij po përpiqet t’ja bërë çdo ditë magjike 2-vjeçarit.
Prindërit menduan t’i organizojnë një festë krishtlindjeje dhe fqinjët u sensibilizuan. E gjitha lagjja është e zbukuruar si për krishtlindje, madje edhe më gjerë.
Ndërkohë, fqinjët nuk rreshtin së dërguari dhurata e kartolina për Brodyn./a.m.