Presidenti Hashim Thaçi ka folur para mediave në Bruksel, pak kohë para se të nis takimin me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi.
Thaçi ka deklaruar se Kosova po hyn në një fazë të re të dialogut i cili sipas tij pritet të shënojë progres sikurse për popullin serbë ashtu edhe për popullin e Kosovës dhe gjithë rajonin, njofton Klan Kosova.
”Po hyjmë në një fazë të re të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Për të arritur një marrëveshje përfundimtare obligative. Ky dialog besoj do të shënojë një progres edhe për Serbinë, për popullin tonë dhe për rajonin. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa por edhe vështirësi të mëdha por ja vlenë për të punuar që të shënojmë progres. E ritheksoj ky dialog dhe marrëveshja përfundimtare, ka kuptim vetëm atëherë kur të ndodhë njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe fitimin e njohjeve globale”, ishte kjo deklarata e Thaçit./a.m.