Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të mazhorancës e cila nënvizon se alarmi i opozitës për sigurinë në Shkodër është fals pasi shifrat tregojnë që gjatë vitit 2010 kur Basha ushtronte detyrën si ministër i Brendshëm, në këtë qark janë ekzekutuar 18 persona.
“Selia blu”, ka pranuar shifrat duke deklaruar se qeveria “Berisha” mundi të zbardhë 89% të vrasjeve.
“Gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra!
Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër.
E vërteta është se:
Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve.
Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit êshtë zero.
Me Edi Ramën krimi nuk ka ndëshkim!
Çlirimi i qeverisë nga krimi ështe prioriteti madhor i shoqërisë sot”, nënvizon PD.
a.ç