Një 14 vjeçar me origjinë shqiptare ka denoncuar në policinë e Korintit në Greqi një rast të dhune të paprecedent.
I riu ka kallëzuar në polici se një burrë e ka përdhunuar. Lajmin e ka bërë të ditur media lokale, e cila shkruan se autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar, një 31 vjeçar me origjinë nga Pakistani.
Hetimet vijojnë, ndërsa mediat nuk japin më shumë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë./a.m.