• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Investigimi/ Në magazinën e produkteve të skaduara, ushqimet shiten edhe për çerdhet

by A R
03/09/2018 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” nisi sezonin e ri duke shfaqur sesi tregtohen në mënyrë ilegale produkte të skaduara në një magazinë në Strumë të Roskovecit.

Flori quhet personi që e zhvillon këtë aktivitet, i cili thotë se produktet merren me TVSH nga Greqia dhe se janë të skaduara, çka për të nuk përbën problem.

Prindërit e Florit, të përfshirë në këtë “biznes”, thanë se tregtojnë edhe miell, apo sheqer për llokume.

Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.

Takimi me Florin

Flori – Unë po synoj për vete, siç të thashë. Nuk janë, nuk kanë lagështirë… është ndryshe. Këto janë të pahapura, thjesht se iu ka kaluar data. Ato janë greke, se po të ishin shqiptare do i rrasnim datën tjetër.

Klienti – Ato prodhim shqiptar për Shqipërinë futeshin. E kupton? Për supermarketet shqiptare.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishin për… e kam fjalën ai rri në Greqi… pronari. Se po të rrinte këtu ai, e kishte ndërruar datën e skadencës. Se kishte bërë dhe ndonjë dallavere.

Klienti – Po, se më tha babi jot, kur isha atje. Tha që këto janë për ripaketim, më tha mua.

Flori – Mirë, mirë! Po të ishte shqiptar ai e bën… po të rrinte në Shqipëri…

Klienti – Nga greku i sjell?

Flori – Po, pra!

Takimi me të ëmën e Florit

Klienti – Si je? Mirë? Shtëpia e Haxhiut është apo jo? Në mos gaboj, kam folur deri tani me çunin. Çuni juaj ma ka treguar rrugën në telefon, ngaqë s’po e gjeja dot dhe nuk ishte vetë. Kam ardhur të marr ca ushqime.

Tani e kemi lënë me çunin për makarona, po ai më tha mund të shikosh edhe gjë tjetër, ça të duhet.

E ëma e Florit – Ça për shembull?

Klienti – Unë i dua për çerdhe.

E ëma e Florit – Për çerdhe do shikosh një herë te makina.

Klienti – Ça ka aty te makina?

E ëma e Florit – Ja këto ka, po ta shikosh, këto ka.

Klienti – Këto janë të skaduara, apo jo?

E ëma e Florit – Eeeee, po t’i shikosh një çikë datën, se kanë nga 2 muaj, 3 muaj.

Klienti – Nga 2 muaj, nga 3 muaj që kanë ashtu… Këto nuk janë prodhim shqiptar?

E ëma e Florit – Ku di unë? Këto vijnë nga jashtë më duket.

Klienti – Orizi me sa e ka kilogramin?

E ëma e Florit – Me 6 (60 lekë)

Klienti – Makaronat me…?

E ëma e Florit – Me sa e ke lënë me djalin?

Klienti – Me 4 (40 lekë).

Blerja e produkteve të skaduara

Klienti – Tani unë dua të di dy gjëra.

I ati i Florit – Po!

Klienti – Këto nga vijnë?

I ati i Florit – Këto vijnë nga greku.

Klienti – Nga greku?

I ati i Florit – Janë futur nga Jorgocati, o mik. Këto janë marrë me TVSH.

Klienti – Me TVSH?

I ati i Florit –Po!

Klienti – Të sakta?

I ati i Florit – Jo të sakta jo, se ka kaluar një çikë skadenca.

Klienti – E pashë nga 2 muaj, 3 muaj…

I ati i Florit – Jam për pazar nesër.

Klienti – Nxjerr në pazar ëëë…

I ati i Florit – Po re, si jo? Marrin për të ngrënë. Ka dhe nga këto gjysëm kilëshe, ka nga kjo, ça është kjo, Mediterrano, Pasta Di Salmone, Di Granda Duro. Do si kto?

Klienti – E njëjta firmë është.

I ati i Florit – Do si këto? Po duhen gjetur dhe kodet. Mund të ketë edhe lloje të tjera, se kto janë ato gjysmë kilëshet.

Klienti – Kjo thotë pesha neto 340 gramë, data e skadimit Janar 2018, 100 % nga grurë i fortë.

I ati i Florit – Kurse kto janë Tetor i 2017-ës.

Klienti – Tetor 2017 thotë?

I ati i Florit – Po s’ka gjë dhe ajo… makarona o burrë.

Klienti – Nejse, mua do m’i bësh nga të gjitha llojet: 10 kg, 10, 10 edhe orizin!

I ati i Florit – 1 , 2 , 3 , 4 , 5 , 9 edhe 3 = dymbëdhjetë 14, 16, 18, 20.

Klienti – I hedhim në kandar ne më mirë?

I ati i Florit – I do nga 10 kile të tëra ti?

Klienti – Nga 10 të tëra m’i bëj mua! Po këtë e marrin supermarketet, apo e merrni direkt ju?

I ati i Florit – Edhe njëherë: këto kanë qenë në supermarkete. Po meqënëse ka kaluar ajo (data e skandencës)…

Klienti – Janë mbledhur.

I ati i Florit –Edhe i mbledhin prapë, ripaketohen. Kjo është ajo “latino”, prandaj them.

Klienti – Po hajt mo, bëj dhe 4 nga kjo! Kjo sa është? Gjysmë kilëshe?

I ati i Florit – 480 gramshe. Merri dhe këto 4.

Klienti – Po këta thasët, ça kanë këta thasët?

I ati i Florit – Ata janë thasë bosh. Aty ka sheqer të imët për llokume, për ëmbëlsira dhe sheqeri ka rënë. 17 kile 1200 (lekë).

( llogaritje)

E ëma e Florit – U rregulluat?

Klienti – U rregullua.

( llogaritje)

Klienti – Po kishe të 2017-ës, që kanë skaduar në 2017, kishte Janar, edhe Prill disa.

E ëma e Florit – Merrje të Prillit.

Klienti – Po pra, po! Të Prillit morëm, gjetëm ca të Prillit.

E ëma e Florit – E ato merr se s’i dihet. Ato s’kanë gjë, po merri tamam se fëmijë të vegjël.

I ati i Florit – Tashi…

Klienti – Urdhëro!

I ati i Florit – Unë të thashë 21 500. (llogaritje)

Klienti –  1 , 2 , 3 , 4 , 5, 25 mijë lekë.

I ati i Florit – Më jep 350 lekë këtu se s’kam asnjë lekë!

E ëma e Florit – Shiko! Atë 5 mijëshen, jepja 2 makarona ti, jepi 4 mijë lekë!

I ati i Florit – Ashtu 2 edhe 1, 3. Ça të jap 2 makarona?

Klienti – Ça të duash ti!

I ati i Florit – Merr dy pako, një kshu, një kshu, hidhi brenda. Ti ku e ke si dyqan?

Klienti – Unë s’i kam për dyqan, i kam për çerdhe. I kam për çerdhe unë, them.

I ati i Florit – E mirë, s’ka problem. Ajo ulet cilësia, pse deri dje nuk ishin në supermarket ato?! Ça kanë?! Asnjë gjë.

Por si e zbuloi emisioni “Stop” shitjen e këtyre produkteve të skaduara? Flori ka nxjerrë një lajmërim në një faqe, ku shkruante: “Makarona të skaduara, janë shumë të pastra dhe të paketuara me pako kartoni, thjesht u ka kaluar afati. Për më shumë info telefononi ne 06XXXXXX61”.

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj bënë apel për reagimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në mënyrë që të na ofrojnë siguri ushqimore./tvklan.al

Next Post
Shqiponja bëhet sërish çështje, Mustafi rrezikon ndëshkim pas festës së golit

Festoi me shqiponjë, federata angleze merr vendimin për Mustafin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë

June 24, 2026
Shifrat flasin qartë, burrat fitojnë më shumë në shumicën e profesioneve

Shifrat flasin qartë, burrat fitojnë më shumë në shumicën e profesioneve

June 24, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Nëse protesta identifikohet me një korrent atëherë do të humbasë magjinë e saj

June 24, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ja sa do shkojnë temperaturat

June 24, 2026
“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

June 24, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident tragjik në Lezhë! Vdes shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

June 24, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Grekët e serbët vunë në shërbim Berishën”, Beqiri: Shikoni kush ka mbetur në protestë dhe…

June 24, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

June 24, 2026
Ja si do të ndahet bonusi i fundvitit, Gonxhja: Krenar, është më i madhi ndonjëherë

Gonxhja: Njerëzit duhet të informohen se kush iu flet, kujdes nga kush po e merr sheshin…

June 24, 2026
Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In