Muaj më parë, Eena Mihaj refuzoi çdo ftesë të Shqipërisë, pasi gjykoi se duhej të përfaqësonte Greqinë. Për shtypin grek, kur u pyet se çfarë ndjente për ftesën e Shqipërisë, Mihaj ka thënë këto fjalë:
“Është gjithmonë nder për një futbollist, kur e thërret Kombëtarja. Nuk është objektivi im të promovohem tek ekipi kombëtar A i Shqipërisë. Kam refuzuar thirrjet e fundit nga ekipi Shpresa, pasi kur rritesh i kupton gjërat më mirë, nuk je më aq entuziast për ftesat.
E përsëris, është një nder kur të thërrasin në Kombëtare, por unë ndjehem më mirë, nëse do të kem mundësinë të luaj me kombëtaren e Greqisë. Ky është objektivi im për të ardhmen. A mund të arrijë Shqipëria përsëri në Europian? Mendoj se po, pasi ka lojtarë cilësorë”.
Vërtet, kur rritesh i kupton gjërat më mirë dhe asnjëherë nuk duhet të flasësh para kohe. Muaj më parë Enea Mihaj nuk i kishte kuptuar mirë gjërat, sepse do të ishte ndryshe, sot nuk do të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Trajneri Panuçi sapo e ka zyrtarizuar në listën e tij.
Futbollistit 20-vjeçar pogradecar, përveçse i duhet të tregojë vlerat e tij me fanellën kuqezi, duhet të shpjegohet edhe për deklaratën e mëparshme, shkruan “Vipsport”
Mundësisht, duke u treguar i sinqertë dhe jo ta kalojë gjithçka me shprehjen “më kanë keqinterpretuar fjalët”. Mihaj luan në qendër të mbrojtjes dhe aktualisht është pjesë e Panotelikos
a.ç