Shqipëria do të ndeshet me Izraelin në 7 Shtator dhe më pas do të udhëtojë për në Skoci ku do të përballet me përfaqësuesen vendase në Hampden Park të Glasgow.
Kombëtarja shqiptare do të luajë për Ligën e Kombeve, ndeshjen Shqipëri-Izrael, në 7 Shtator, dhe Skoci-Shqipëri në 10 Shtator.
Trajneri i Kombëtares shqiptare Chrsitian Panucci në një konference për mediat ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në përballjen me Izraelin dhe Skocinë.
Të rikthyer në skuadër janë Ansi Agolli, Jahmi Hyka, Taulant Xhaka, Migjen Basha, Ledian Memushaj, dhe Eros Grezda.
Ndërsa për herë të parë do të luajnë Mihaj, Binaku dhe Demiri
/a.ç