Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Menaggio, zonë e Comos në Itali, të akuzuar për përdhunim në grup ndaj dy vajzave 17-vjeçare.
Krahas të ndaluarve, është shpallur në kërkim edhe një person i katërt.
Mësohet se të arrestuarit janë një italian, një shqiptar dhe një rumun, rreth moshës 20-vjeçare.
Përdhunimi ka ndodhur në ditët e para të muajit, ndërsa pas denoncimit të të dëmtuarave, këto ditë fund gushti, është bërë arrestimi i tre të dyshuarve.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, teksa hetimet janë në vijim./a.m.