• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 83 mijë të papunë në pritje, tregu kërkon më shumë zanatçinj

by A R
31/08/2018 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zotërimi i aftësive është një kriter i rëndësishëm për gjetjen e një pune, por aftësitë zhvillohen duke mësuar.
Shërbimi i Kombëtar i Punësimit në një analizë që i ka bërë zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2017 ka vërejtur se niveli u ulët arsimor i punëkërkuesve është një pengesë serioze që ata të integrohen në tregun e punës.

“Punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9 vjeçar, përbëjnë 57% të totalit të te papunëve të regjistruar, ndërkohë që 28% e ofertave të punës janë për specialist me arsim të lartë, teknik të mesëm dhe nëpunës, ndërsa 40% janë për zanatçinjtë” thuhet në analizën e SHKP raporton Monitor.

Duke analizuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar, është pare se, punëkërkuesit më arsim të lartë e kanë shumë të thjeshtë të gjejnë një punë. Shifrat tregojnë se nga punëkërkuesit e papunë me arsim universitar të punësuar, 31% janë punësuar në fushën e mësimdhënies, 19% në shëndetësi, 22% në administrim biznes, 13% në fushën e komunikimit dhe informacionit etj.

Të dhënat tregojnë se, me 2007 ka rënie me 19% të grupit të papunëve me arsim të lartë (nga 6,018 në 4,860).

Por teksa nevojat e tregut të punës po orientohen gjithnjë e më shumë nga zanatet dhe profesionet, në zyrat e punësimit janë regjistruar rreth 13 mijë e 660 persona si të papunë me zanat.

Pjesa më e madhe mësohet se janë teknike në ndërtim të arsimuar para viteve 1990 në shkollat e mesme të kohës, ndërsa 2390 persona janë regjistruar si zanatçinj të metalit, montimit dhe përpunimit të tyre dhe një pjesë tjetër prej 3600 punëkërkues janë me njohuri nga industrinë përpunuese si ato ushqimore, drurit dhe tekstilit.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2017, janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 83,497 punëkërkues të papunë nga 93,889 që ishin në fund të 2016.

Por kjo shifër e punëkërkuese përbëjnë vetëm 40 për qind të totalit te të papunëve, pasi një pjesa dërmuese e tyre janë në gjetje të një pune nëpërmjet të afërmeve dhe miqve dhe shokëve.

Next Post
Ancelotti: Grup i vështirë për Napolin, dy pretendentët e Ligës së Kampionëve

Ancelotti: Grup i vështirë për Napolin, dy pretendentët e Ligës së Kampionëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

June 27, 2026
Hakmerren SHBA-të, sulm ndaj depove të raketave dhe dronëve iranianë në Hormuz

Hakmerren SHBA-të, sulm ndaj depove të raketave dhe dronëve iranianë në Hormuz

June 27, 2026
Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In