Pas takimit në Lezhë, kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirin e Lalzit ku zhvilloi një tjetër takim për turizmin. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për vendin në shumë aspekte.
“A qenë sezoni turistik më i sigurt. Dy probleme kryesore që janë ngritur sezonin e kaluar janë zgjidhur. Problemi i vjedhjeve në hotele ka qenë fenomen, dhe nuk ka pasur këtë verë asnjë rast shqetësues sepse ka qenë organizim i shkëlqyer mes policisë dhe operatorëve.
Dhe problemi i energjisë. Në gjithë zonën e Shëngjinit, energjia iku vetëm njëherë 20 minuta.
Përjashto atë hatanë, masakrën e Vlorës, dhe shifrat janë shumë domethënëse. Këtë vit numri i aksidenteve tragjike ëhstë ulur. Nuk jemi aspak të vetëkënaqur derisa shifrat të jenë fare minimale por ka progres.
Nuk ka pasur mjete uji që qakrullonin mes notuesve. Ka qenë viti më i disiplinuar nga pikëpamja e zhurmave. Oraret e muzikës me zë të lartë janë kufizuar. Ka qenë viti më i mirë për shërbimet shëndetësore. I gjithë sistemi i pikave shëndetësore për sezonin ka funksionuar”, tha Rama.
Ai u ndal edhe tek problemi i ndotjes duke theksuar se edhe në këtë drejtim është rritur ndërgjegjësimi.
“Shqipëria ëhstë pis sepse jemi të padrejtë me të. Nuk janë turistët e huaj që hedhin plehrat kudo ku u del nevoja, jemi ne. Sidoqoftë në këtë aspekt ka pasur progres”, deklaroi Rama./a.m.