Rangers është shumë afër që të kompletojë sulmuesin anësor shqiptar Eros Grezda nga Osijeku, ka konfirmuar trajneri i klubit skocez, Steven Gerrard. Legjenda e Liverpoolit ka lavdëruar përfaqësuesin e Shqipërisë, ndërsa ka konfirmuar se ai po i kryen testet mjekësore, transmeton Koha.net. Grezda pritet të bashkohet me Rangersin përreth 2 milionë euro.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe fansat do ta donë atë sepse ai mund të kontribuojë në pjesën e sulmit. Ai është vërtetë i shpejtë, shumë direkt, dhe vjen me përvojë ndërkombëtare. Me shpresë se gjithçka do të shkojë mirë, ai do të jetë një lojtar i madh për ne”, është shprehur Gerrard, raporton BBC.
Sipas Gerrardit ylli shqiptar ishte bindshëm më i miri te Osijeku në sezonin e kaluar.23 vjeçari do të bëhet transferimi i 13-të e Gerrardit këtë verë, përgatiti Koha. (b.an)