Një tjetër dëshmi tronditëse nga Shkodra. Këtë herë është bashkëshortja e Agron Mollës, 47-vjeçarit që është zhdukur që më 23 gusht bashkë me dajën e tij Gëzim Hysaj, ajo që flet për “BalkanWeb”.
Me zërin që i dridhej, tek-tuk duke iu këputur nga trishtimi, gruaja thotë se kanë thirrur mbrëmjen e 23 gushtit tek shtëpia dhe që kur ka dalë nuk e ka parë më të shoqin.
“E thirrën tek shtëpia ‘o Gon, o Gon’, menduam se ishte nëna e tij. Ai doli me rrobat e shtëpisë. Që nga ai moment nuk e kam parë më”, tregon gruaja e Agron Mollës.