Autoritetet greke kanë liruar shqiptarin e arrestuar ne Pefkos të Greqisë. Ai u vu në pranga pasi u akuzua nga një tursite britanike 21 vjeçe se kishte tentuar ta përdhunojë. Gjykata e Rodosit vendosi që hetimet ndaj shqiptarit të vijojnë në gjendje të lirë. Sipas denoncimit të vajzës 21 vjeçe, 31-vjeçarin shqiptar e kishte njohur në një lokal dhe më pas në pishinën e kompleksit turistik ai tentoi ta përdhunojë. Ai ka deklaruar se në pishinë ndodheshin edhe persona të tjerë.
Pasi e shtyu në ujë, 31-vjeçari i hoqi reçipetat dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e vajës. Por, ajo e kafshoi në dorë dhe u largua.
Nga ana e tij i riu shqiptar ka mohuar akuzat, ndërsa sipas mediave greke, avokati i shqiptarit ka thënë në gjykatë se 31-vjeçari ishte thjesht duke luajtur me vajzën 21 vjeçe dhe se heqja e reçipetave të saj ishte thjesht një aksident, raporton Ora News. Qëllimi i tij nuk ishte në asnjë moment të abuzonte seksualisht me vajzën, ka shtuar më tej avokati.