Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi nisur nga aksionet AKU bën në të gjithë vendin ka siguruar qytetarët se për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%. Në një prononcim për gazetën TemA, pas bllokimit të 27 ton mish që vinte nga Brazili, Peleshi thotë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet në këtë sezon turistik për të rritur sigurinë ushqimore.
“Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit” bën me dije Peleshi.
Më tej ministri i Bujqësisë nuk lë pa përshëndetur punën e AKU këto muajt e fundit si dhe ka falënderuar policë dhe prokurorinë për bashkëpunimin.
“Jemi në një sezon turistik që ka patur shumë konsum për shkak të turistëve në gjithë vendin. Kjo e ka vënë AKU në një punë të shtuar për shkak se nevoja ka qenë e madhe për të kontrolluar operatorët ushqimore në të gjithë Shqipërinë për të garantuar sigurinë ushqimore.
Së pari larg modestisë dua ti jap të gjitha kreditet AKU së sotme pasi deri dje kjo agjenci ka qenë qokë politike në koalicionin e partive. Rezultatet nuk ia vlen të krahasohen me të kaluarën. Kjo tregon se kemi punë për të bërë që të flasim për siguri të standardeve europiane.
Në 2 muaj AKU sekuestroi dhe asgjësoi 106 ton produkte ushqimore shtazore e jo shtazore dhe 200 të tjera janë asgjësuar nga ana e vetë subjekteve ku përfshihen mallra që kanë kaluar afatin e skadencës. Vetë subjektet për shkak të riskut për ti tregtuar që është i lartë, kanë filluar të kërkojnë asgjësimin e mallit.
Përgjegjshmëria është rritur dhe kjo është një rrugë që do të risë sigurinë ushqimore. Ne po ecim me shpejtësi drejt garantimit të njësive tregtare për siguri ushqimore. Për shumë pak kohë siguria ushqimore në produkte si qumështi apo mishi e të tjera do të jetë 100%.
Vetëm në dy muaj e gjysëm numri i gjobave ka shkuar mbi 1 mln dollarë dhe numri i inspektorëve, veterinerëve e të tjerë që janë çuar në prokurori në shkallë vendi ka shkuar në 60.
Për këtë falënderoj policinë së pari që ka qenë bashkëpunuese dhe krahu ynë i djathtë.
Është një kulturë e re që çdo shkeljeje ti bashkëngjitim shkelësin. Dua të falënderoj edhe prokurorinë për bashkëpunimin e ndjekjes penale të shkelësve pasi janë treguar seriozë po ashtu edhe vendimet e gjykatave, kryesisht kanë qenë të drejta”.
Por kemi raste gjyqtarësh që nuk janë trajtuar si duhet prandaj kemi bërë ankesë në organet e larta të drejtësisë për të marrë masa për këta gjyqtarë.
Besoj se nuk ka një rrugë tjetër se si duhet të funksionojë një institucion, ky është shteti ligjor që po flasim. Nuk themi se ja kemi dalë por jemi në rrugën e duhur për t’ia dalë.”- tha Peleshi.