Një studim i ri thotë se gjumi i tepërt është i rrezikshëm. Sipas tyre, personat që flenë më shumë se 7-8 orë shkaktojnë dëme në shëndet. Hulumtimet e reja tregojnë se njerëzit që flenë 10 orë, kanë 30% më shumë gjasa të vdesin përpara kohe. Studiuesit rekomandojnë që orari normal i gjumit është 7 apo 8 orë.
Në të kundërt, qëndrimi në krevat për më shumë se 10 orë, shoqërohet me goditje në tru që ka 56% shanse të ndodhë dhe me sëmundjet kardiovaskulare, rreziku i prekjes nga të cilat rritet me 49%. Cilësia e gjumit ndikon gjithashtu në shëndet. Një gjumë jo i mirë mund të jetë faktor për sëmundjet koronare të zemrës. Kjo ka 44% gjasa që të ndodhë.
Ky studim është botuar në “Journal of thë American Heart Association”. Ekspertët thanë se studimi i tyre sugjeron që gjumi i parregullt mund të jetë shenjë e rrezikut të lartë kardiovaskular.
a.ç