Një qen gjashtëvjeçar, i cili ka një sens nuhatje mbi mesataren, i ka shkaktuar shumë probleme karteleve të drogës në Kolumbi.
Pastori gjerman Sombra ka ndihmuar deri me tani policinë që të kapë deri në 2000 kilogramë kokainë.
Sasia që në SHBA do të kapte vlerën e 60 milionë dollarëve, është gjendur e fshehur në kuti bananesh, varka, varëse e këpucë.
Në qytetin portual Turbo, Sombra gjeti një ngarkesë të madhe të Klanit të Gjirit (kartel i fuqishëm në Kolumbi).
Ky kartel ka ofruar së fundmi shumën e majme prej 7000 dollarësh për kokën e Sombras.
Policia e mësoi për këtë përmes përgjimeve të trafikantëve dhe vendosi ta dërgonte qenin në Bogota, në mënyrë që të ishte më i sigurt.
Pastori gjerman tani punon gjashtë orë në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit kolumbian.