Çiljeta njihet për natyrë rebele dhe duket se djali i saj, Fernando ka marrë pak nga karakteri i saj. Ajo ka filluar xhirimet e klipit të saj veror “Bon bone” që do të vijë pas pak ditësh në treg dhe bazohet tek ritmet verore.
Në një intervistë për ABC News, Fernando u pyet se cfarë do të bënte nëse do ia ngacmonte dikush mamin. Ai nuk hezitoi të tregonte se është nga ganster i vogël. “Do merrja pistoletën, do i vrisja të gjithë”, tha vogëlushi.
Ndërkohë, kënga e Çiljetës është punuar nga çifti, Elgit Doda dhe Klea Huta. Për muzikën është kujdesur Elgiti, ndërsa për tekstin Klea, e cila është frymëzuar nga dashuria që po përjeton kohëve të fundit.