Moti dominohet me kthjellime e alternime vranësirash duke sjellë shira të dobët në zonta lindore. Pas mesditës vranësirat fuqizohen duke intensifikuar lehtësisht shira në Lindje-Juglindje, ndërsa rrebeshe të izoluara në Qendër dhe zonat Jugore.
Mrëmja sjell përmirësim të dukshëm të motit thuajse në gjithë territorin. Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2 gradë sjell mesdita kur maksimumi ulet në 36 gradë.