Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.
Provat deçizive për larigmin e tij nga detyra ishin kontaktet e gjyqtarit me personazhe të botës së krimit.
Edhe pse vetë gjyqtari nuk i mohoi, kërkoi nga KPK të pezullohej procesi pasi atij i ishin publikuar të dhëna sensitive në media, duke akuzuar isntitucionet e Vettingut.
Por, kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe seanca dëgjimore vijoi pa prezencën e Selimit. Gjyqtari dërgoi një letër në ONM ku kërkonte procedim disiplinor ndaj KPK për nxjerrjen e informacioneve sekrete.
Informacionet e SHISH:
Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.
Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. Ja çfarë thuhet në dosje:
“Gjatë ndjekjes së procesit informativ në ngarkim të këtij shtetasi nga një ngjarje e rastësishme që lidhet me arrestimin e tij më datë 27 nëntor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, u vërtetuan disa lidhje korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë dhe policisë , të cilat brenda 3 ditëve mundësuan nxjerrjen e tij në gjendje të lirë, në datën 30 nëntor 2011. Lidhjet korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë referuar ngjarjes konkrete janë: Zoti Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dosje.
Në raport thuhet: “Ora 17:19 minuta: Fero kontakton me Shkëlzenin dhe e falenderon. Më pas Fero e vë në dijeni se të nesërmen, më 1 dhjetor, mund të shkojë të takohen. Shkëlzeni e konfirmon për të ardhur në atë ditë. Në orën 19:11, shtetasi me inicialet E.A. i dërgon “sms” Shkëlzenit me këtë tekst: Rrofsh, por besoj se nuk duhet të të bezdisja se e dije ti përfundimin. Përshëndetje, Mondi. Ora 19:14: E.A. merr këtë “sms” nga Shkëlzeni me tekst: Në jetë ka edhe aksidente. E rëndësishme ishte fundi i gëzuar. Bëra çdo gjë që edhe shoku im do ta kishte bërë për mua. Unë besoj te shoqëria. Do ta festojmë. E.A.: Patjetër do ta festojmë. Për këtë nuk të telefonova më sepse unë besova te ty”./a.m.
Komunikimet me të dënuarin, gjyqtari Selimi: Të pezullohet seanca, KPK nxori të dhëna sensitive