• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontaktet me të inkriminuarit “djegin” gjyqtarin e Gërdecit, shkarkohet Selimi

by A R
30/07/2018 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi.

Provat deçizive për larigmin e tij nga detyra ishin kontaktet e gjyqtarit me personazhe të botës së krimit.

Edhe pse vetë gjyqtari nuk i mohoi, kërkoi nga KPK të pezullohej procesi pasi atij i ishin publikuar të dhëna sensitive në media, duke akuzuar isntitucionet e Vettingut.

Por, kërkesa e tij nuk u mor parasysh dhe seanca dëgjimore vijoi pa prezencën e Selimit. Gjyqtari dërgoi një letër në ONM ku kërkonte procedim disiplinor ndaj KPK për nxjerrjen e informacioneve sekrete.

Informacionet e SHISH:

Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.

Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. Ja çfarë thuhet në dosje:

“Gjatë ndjekjes së procesit informativ në ngarkim të këtij shtetasi nga një ngjarje e rastësishme që lidhet me arrestimin e tij më datë 27 nëntor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, u vërtetuan disa lidhje korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë dhe policisë , të cilat brenda 3 ditëve mundësuan nxjerrjen e tij në gjendje të lirë, në datën 30 nëntor 2011. Lidhjet korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë referuar ngjarjes konkrete janë: Zoti Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dosje.

Në raport thuhet: “Ora 17:19 minuta: Fero kontakton me Shkëlzenin dhe e falenderon. Më pas Fero e vë në dijeni se të nesërmen, më 1 dhjetor, mund të shkojë të takohen. Shkëlzeni e konfirmon për të ardhur në atë ditë. Në orën 19:11, shtetasi me inicialet E.A. i dërgon “sms” Shkëlzenit me këtë tekst: Rrofsh, por besoj se nuk duhet të të bezdisja se e dije ti përfundimin. Përshëndetje, Mondi. Ora 19:14: E.A. merr këtë “sms” nga Shkëlzeni me tekst: Në jetë ka edhe aksidente. E rëndësishme ishte fundi i gëzuar. Bëra çdo gjë që edhe shoku im do ta kishte bërë për mua. Unë besoj te shoqëria. Do ta festojmë. E.A.: Patjetër do ta festojmë. Për këtë nuk të telefonova më sepse unë besova te ty”./a.m.

Komunikimet me të dënuarin, gjyqtari Selimi: Të pezullohet seanca, KPK nxori të dhëna sensitive

Next Post
Zbulohet specia e rrallë detare, gjysmë delfin dhe gjysmë balenë

Zbulohet specia e rrallë detare, gjysmë delfin dhe gjysmë balenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas

Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas

August 2, 2026
Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Aksidentohet aktori i humorit Cekja, përplaset me makinën e një kleriku bektashian

Aksidentohet aktori i humorit Cekja, përplaset me makinën e një kleriku bektashian

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com