Një tërmet i fuqishëm ka goditur një destinacion popullor turistik në Indonezi, duke vrarë të paktën 10 vetë. Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter goditi ishullin qendror indonezian të Lombokut rreth orës 07:00 të së dielës me orën lokale.
Ishulli tërheq turistë nga e gjithë bota për shkak të plazheve dhe shtigjeve të saj, dhe ndodhet rreth 40 km (25 milje) në lindje të Balit. Shumë ndërtesa janë dëmtuar dhe qindra njerëz janë lënduar, thonë zyrtarët. Një turist malajzian i cili ishte në një udhëtim me ecje në malin Rinjani thuhetse është mes të vrarëve. Studimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte 50 km (31 milje) në verilindje të qytetit të Mataram, në Lombokun e veriut.
Sipas BBC, ajo u pasua nga më shumë se 60 tërmete më të vogla. “Rreth 40 vetë janë të plagosur dhe dhjetra shtëpi janë dëmtuar,” tha në një deklaratë Sutopo Purëo Nugroho, zëdhënës i agjencisë për fatkeqësitë natyrore në vend.
“Ne vlerësojmë se numri do të vazhdojë të rritet, sepse nuk jemi duke mbledhur të dhëna,” shtoi ai. “Fokusi kryesor tani është evakuimi dhe shpëtimi. Disa nga të plagosurit ende janë duke u trajtuar në klinika.” Ai ka postuar disa foto që tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugët e mbushura me rrënoja. Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve AFP për kaosin që pasoi tërmetin. Parku Kombëtar i Mount Rinjani, një destinacion popullor për turistë, është mbyllur për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Indonezia është e prirur për tërmetet sepse ajo shtrihet në Unazën e Zjarrit vijën e tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike që rrethojnë pothuajse të gjithë anët e Paqësorit.
Më shumë se gjysma e vullkaneve aktive në botë mbi nivelin e detit janë pjesë e unazës.
Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi bregun verilindor të ishullit të Sumatrës në vitin 2016 , duke vrarë dhjetra njerëz dhe duke zhvendosur më shumë se 40,000 të tjerë.(TemA TV)