Një ditë më parë presidenti Ilir Meta riktheu për shqyrtim në Parlament ligjin që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe dnërtimit të godinës së re.
Klreu i shtetit jepte nëntë arsye pse sipas tij ligji nuk mund të miratohet. Mes motiveve ai shkruante se ligji binte në kudnërshtim me kushtetutën. Po ashtu, ai argumentonte se munegsa e një Gjykatë Kushtetuese efektive bën të pamundur ankimimin.
Por, vendimi i Metës solli reagime nga ana e mazhorancës. Kryebashkiaku Erjon Veliaj në një reagim në rrjetet sociale shprehu zhgënjimin e tij, por theksoi se mazhoranca nuk tërhiqet.
Ai tha se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të rrëzohet dekreti i presidentit. Sot, ka ardhur reagimi i kreut të shtetit. Përmes një emsazhi të zëdhënësit, presidenti u bën thirrje kritikëve të lexojnë me objektivitet dekretin.
Reagimi i plotë i Presidencës:
Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi
28 korrik 2018
Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara.
Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.
Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë.
Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.
Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës http://president.al/njoftim-per-media/dekretin, arsyet e kthimi për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji./a.m.