Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimittë produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe nëkuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik, AutoritetiKombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet dhe Burrel për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare kukryheshin aktivitetet ilegale.
Konkretisht, në Përmet u kap në flagrancë shtetasi, Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme, në një ambient tëparegjistruar (në oborrin e shtëpisë së tij) dhe këtij të fundit i’ukonfiskua sasia e mishit të gjetur prej 21 kg si dhe i’usekuestruan veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative sëbllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës (3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela.), u morën edhe masatadministrative me gjobë në vlerën 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.
Ndërsa, trupa inspektuese e DRAKU, Dibër ka konstatuar se shtetasi Ilir Lleshi therte në mënyrë të jashtëligjshme produktinmish. Në momentin e kontrrollit u konstatua produkti mish pa vulë si dhe të pa shoqëruar me certifikatë veterinare. Këtijsubjekti i’u bllokua 310 kg mish përkatësisht: mish vici 275 kg, mish qingji 35 kg si , 6 krere gjedh ku 3 prej tyre ishin pa matrikuj. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës(cengelat, thika, trung mishi dhe peshore), u morën edhe masatadministrative me gjobë në vlerën 400.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.
Theksojmë se kjo është hera e dytë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit merr të njëjtat masa ndaj shtetasit, Ilir Lleshi, si person fizik.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëmnë blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione nënjësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.
Në njoftimin për shtyp, gjithashtu AKU inkurajon të gjithëqytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtëstandardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranëAutoritetit Kombëtar të Ushqimit në in**@ak*.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. /b.d