Kapen 59 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Sipas informacioneve mësohet se operacioni i policisë greke është zhvilluar në Sajadhe, Igumenicë. Është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 11 pako me 58 kg 640 gram marijuanë.
Në përfundim të këtij operacioni në pranga ra drejtuesi i mjetit grek 51-vjeç. Po ashtu gjatë ditës së sotme është zhvilluar një tjetër operacion në kufirin greko-shqiptar. Ne Grevena është tentuar të ndalohet një mjet që vinte nga kufiri gjelbër por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë e ka braktisur atë dhe është larguar me vrap por pas ndjekjes është arrestuar.
Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta me 73 pako që përmbanin 75 kg 970 gram marijuanë. U sekuestruan 190 euro, 2 celulare dhe 3 karta SIM. Në pranga drejtuesi i mjetit grek 40 vjeç ndërsa në Selanik u kap pronari i mjetit, shqiptar 37 vjeç. /ma.me