Shkëndija e Tetovës priti në stadiumin “Filipi II” të Shkopit, moldavët e Sheriff Tiraspol, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani arritën të marrin një fitore minimale 1-0, në një sfidë aspak të lehtë, ndaj një kundërshtari që bëri gjithçka për të gjetur rrjetën.
Edhe këtë herë, suksesi u vulos nga sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Besart Ibrahimi, i cili fitoi një goditje dënimi dhe po vetë e dërgoi topin në rrjetë, falë një goditjeje mjeshtërore, në minutën e 24 të pjesës së parë.
Ky rezultat natyrisht që çon Shkëndijën më të avantazhuar në Moldavi, por kualifikimi vijon të mbetet i hapur, ndaj kuqezinjtë duhet të djersijnë shumë, për të vijuar eksperiencën në turin e ardhshëm të Champions League. Top Channel