• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Instituti amerikan: “Dialogu të çojë të njohja e Kosovës nga Serbia”

by Java News
25/07/2018 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të shpien drejt asaj që Serbia ta njohë Kosovën shtet të pavarur, transmeton Koha.net. Kështu theksohet në dokumentin e Institutit amerikan Lindje – Perëndim (East Ëest Institute), i cili në fund të qershorit i është prezantuar kreut shtetëror të Serbisë.Në dokumentin me titull „Koha për aksion në Ballkanin Perëndimor-rekomandime për diplomacinë amerikane”, siç përcjell gazeta “danas” e Beogradit, shkruan se SHBA – ja do të duhej të inkurajonte Bashkimin Europian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë në mënyrë që “të ndalet rrëshqitja e tij e ngadalshme në konflikt të ngrirë“.

„SHBA-ja duhet të jetë e gatshme të pranojnë masat rreth të cilave janë pajtuar dy palët si pjesë e normalizimit të procesit“, shkruan në dokument.Në pjesën e dokumentit që ka të bëjë me Kosovën , shtohet se „NATO-ja do të duhej të punonte me Kosovën në zhvillimin e armatimit të lehtë për aftësi të mbrojtjes ushtarake ashtu që procesi i ndërtimit të këtyre forcave të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës ed Serbisë, por edhe në atë që Serbia në asnjë rrethanë të mos ketë të drejtë vetoje në këtë proces “.

„KFOR duhet të mbetet në Kosovë, por baza e përhershme e NATO-s ose e SHBA-së në rajon do t‘i provokonte pa nevojë Serbinë e Rusinë, shkruan në këto rekomandime për diplomacinë amerikane.

Në pjesën e rekomandimeve për Serbinë, theksohet se SHBA-ja duhet të “ripërtërijë e përforcojë marrëdhëniet me Serbinë, shtetin më të madh e më të fuqishëm të rajonit” dhe se duhet “të vazhdojë përkrahjen e anëtarësimit të Serbisë në BE me përkrahjen e pozicionit të BE-së që anëtarët e saj të rinj duhet ta harmonizojnë politikën e vet me atë të BE-së ndaj Rusisë dhe se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE nëse nuk e njeh Kosovën“, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Dhjetëra viktima, pamje ferri nga Athina

Konfirmohen 77 viktima nga zjarret në Greqi, dyshohet për mbi 100

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In