Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Tiranës lidhur me situatën emergjente të krijuar ne Athine, si pasojë e zjarreve të mëdha.
Veliaj konfirmon se ka komunikuar edhe me homologun e tij, Kaminis, te cilit i shprehu gatishmerine per te ndihmuar ne kalimin e situates.
“Tirana solidarizohet me miqtë tanë në Atikë/Athinë, qe po luftojnë me ferrin e vërtetë të zjarreve! Jemi të trishtuar nga humbja e jetëve dhe lutemi që zjarret të vihen nën kontroll sa me shpejt te jete e mundur. Këshilli ynë i qytetit do të japë një kontribut nëpërmjet Ambasades Greke për të ndihmuar qytetin tonë motër”, shkruan Veliaj.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Athinës ka falënderuar homologun e tij shqiptar dhe atë maqedon për solidaritetin e treguar.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ai i Shkupit, Petre Shilegov, më kontaktuan dhe me shprehen mbështetjen e plotë për situatën që po kalon Athina dhe kemi rënë dakord për koordinimin e punës për të dërguar ndihmë në zonat e prekura”, shkruan kryebashkiaku grek. /b.d