NGA: Jorgo Pulla
Dashi:
Të përgjithshmet:
Java që vjen pritet t’ju mbushë me surpriza. Bashkohuni me realitetin dhe sigurohuni të mos imagjinoni shumë! Kjo periudhë me Merkurin duke filluar rrugën retrospektiven tek Luani më 26 Korrik nuk është ideale për sqarime në marrëdhënie. Vëmendja juaj duhet rritur ndaj miqve, sepse nuk do jetë e pamundur që të krijohen ballafaqime. Preferoni tëë shpenzoni momente të lehta me njerëzit tuaj të dashur…!
Parashikimet në dashuri:
Bashkëbisedimet janë në një rrugë këtë javë, nëse vërtet doni të shpëtoni nga jeta juaj emocionale. Duhet të jeni të sinqertë me veten tuaj si fillim dhe me partnerin tuaj në vazhdim. Vendosja planetare ju ndihmon të shprehni mendimet tuaja në mënyrë korrekte, dhe veçanërisht nëse jeni vetëm mund të tërhiqni më lehtë njerëzit që ju interesojnë.
Parashikimet profesionale:
Ka punë si dhe ka çështje që krijojnë shqetësim, pasi ndryshimet që po ndodhin nxjerrin do të nxjerrin disa njerëz nga radhët tuaja. Mbani qëndrimj profesional dhe mos e lini në asnjë mënyrë që shqetësimi juaj të shfaqet. Besoni në veten tuaj dhe besoni në aftësitë tuaja. Në financa gabimet nuk falen dhe përpiquni të mos tërhiqeni. Megjithatë, dëshirat do të jenë të shumta, ndaj mbani balancën që nevojitet!
Demi:
Të përgjithshmet:
Java do të rrokulliset mjaft mirë, mjafton të kini kujdes të përqëndroheni në çështjet që kanë nevojë për vëmendjen tuaj më shumë. Me pak fjalë, vendosni prioritetet dhe mos prisni nga vetja për të bërë gjithçka në të njëjtën kohë! Vetëm kështu do të gjeni zgjidhjet që kërkoni. Programi do ju duket i nevojshëm në çdo aktivitet tuaj me Merkurin që fillon rrugën retrospektive në 26 tek Luani, pasi stresi do ju shtyjë dhe do ju bëjë që të mos t’ju dalë koha. Diskutimet ekonomike do të jetë intensive në jetën e përditshme, ndërkohë që një çështje ju shqetëson shumë këto ditë.
Parashikimet në dashuri:
Ndjenjat tuaja do të jenë oaz këtë jave. Partneri juaj do të jetë personi, i cili do të jetë në gjendje t’ju qetësojë dhe t’ju ndihmojë të persekutoni tensionin që po fshihni brenda. Dashuria e tij do t’ju qetësojë shpirtin. Ju që jeni vetëm, do të ndjeni një tërheqje të veçantë për një person pranë jush, që di t’ju dëgjojë.
Parashikimet profesionale:
Puna juaj ka hyrë në një ritëm, ndaj dhe do të hyni në një proces ndryshimi. Merruni me detyrat e përditshme, rregulloni, organizoni. Disa ngjarje që do të shfaqen do të jenë të përkohshme, prandaj mos harxhoni energji për çështje që nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Në financa, zgjidhja është organizimi. Zbatojeni!
Binjakët:
Të përgjithshmet:
Java do fillojë disi e ngutshme dhe do të zgjidhni një numër çështjesh. Por nëse doni që çdo gjë të shkojë mirë, është e këshillueshme që të mos merrni vendime. Lëvizni me qetësi dhe sigurohuni që të vendosni çështjet tuaja në një rregull. Me Merkurin duke filluar rrugën retrospektive të tij nga Luani më 26 Korrik është e rëndësishme të mos bëni lëvizje të nxituara. Stresin duhet ta përmbani nëse doni të veproni siç duhet dhe në mënyrë efektive. Nëse kërkoni të gjeni një mënyrë për të shprehur presionin që ndjeni, lini fantazinë tuaj që t’ju udhëzojë.
Parashikimet në dashuri:
Tregoni gjendjen tuaj të mirë tek partneri dhe lini jashtë nga marrëdhënia presionin e ditëve. Java ju ndihmon të keni humor, ndaj shprehuni me dashuri dhe shijoni momentet tuaja personale pa ankth.
Parashikimet profesionale:
Në punë duhet të ulni pak ritmin tuaj. Nguteni dhe bëheni gjithnjë e më kërkues nga vetja. Nuk nevojitet tani të mbyllnin çdo punë në pritje. Vetëm kujdesuni për çdo gjë që bëni, ta bëni mirë dhe me kujdes. Marrëveshjet financiare më mirë të vonohen pak, pasi do të merrni vendime më të mira.
Gaforrja:
Të përgjithshmet:
Pasojat e zgjedhjeve të kaluara po fillojnë të shfaqen. Kjo situatë ka dy aspekte, pasi ka mundësi të ndiheni mirënjohës për përmbajtjen e së kaluarës ose të merrni në konsideratë gabimet nga mosveprimet. Me pak fjalë, do të korrni atë çfarë mbollët. Mësimet që do të merrni, do të jenë shumë të dobishme për zgjedhjet tuaja në të ardhmen. Ana pozitive e gjërave është që marrëdhëniet tuaja ndërpersonale do të përmirësohen dhe nëpërmjet tyre do të merrni shumë energji pozitive.
Parashikimet në dashuri:
Emocionalisht yjet do të jenë shumë pranë jush këto ditë. Ju japin dashuri, mirëkuptim dhe ëmbëlsi. Karakteristika që gëzojnë bashkëshortin tuaj dhe e bëjnë atë të ndihet më i lidhur me ju. Nëse jeni duke kërkuar përsëri për shoqëri, përpiquni të jeni me atë që ju intereson dhe do të shihni se diçka e re është gati të lulëzojë.
Parashikimet profesionale:
Në punë gjërat shkojnë mjaft mirë nëse i konsideroni pengesat që keni arritur deri më tani. Përmes bashkëpunimeve do të jeni në gjendje të zhvilloni dhe rrisni idetë tuaja. Sidoqoftë, basti i madh ka të bëjë me presionin dhe acarimin që do të krijohet nga rruga retrospektive e Merkurit tek Luani nga data 26 e në vazhdim. Do arrini të tregoni vetëkontroll dhe të jeni ju fituesi në fund. Në ekonomi mos lini ditë të pashfrytëzuar. Vendosni rregull dhe largoni ankthin!
Luani:
Të përgjithshmet:
Kjo javë me Merkurin fillon rrugën e tij retrospektive në shenjën tuaj që nga 26 dhe pastaj do të ndiheni sikur ju sfidon hapur. Duhet të tregoni dinamizëm dhe kontroll për të mbrojtur atë që keni arritur deri më tani. Vendosja planetare do të provojë fuqitë tuaja, por mendoni përkohëshmërinë e gjërave dhe do të arrini të mbani ekuilibrin. Kjo periudhë gjithashtu do të sjellë aspektet sipërfaqësore të jetës së përditshme të cilat tani janë jashtëzakonisht të bezdisshme dhe duhet patjetër të ndryshoni. Nëse doni të ndiheni më të lehtësuar dhe të lirë duhet urgjentisht të vëndosni kufij dhe të vendosni rregullat tuaja tuaja për ata që duhet.
Parashikimet në dashuri:
Në lidhje me ndjenjat tuaja java është e mirë. Ju mund të jetoni mbrëmje të nxehta, të mbushura me pasion dhe kënaqësi, për aq kohë sa i kushtoni kohë gjysmës suaj. Tregoni dashurinë tuaj dhe gëzoni përfitimet e shoqërimit me personin e zemrës. Nëse nuk e keni gjetur ende atë personi që do t’ju ngushëllojë, një takim interesant do t’ju ndodhë.
Parashikimet profesionale:
Në punë ka mjaft presion dhe konkurrencë. Bisedat që ndodhin prapa shpinës për ju dhe punën tuaj nuk duhet të ndikojnë në ju. Qëndroni i fokusuar në qëllimin dhe mos i jepni gëzim “armiqve” tuaj për t’ju parë të mërzitur. Financat kërkojnë seriozitet dhe përgjegjësi, sepse kërkesat do të jenë të mjaftueshme këtë javë dhe nëse nuk jeni përgatitur ka mundësi të ndiheni të shtrënguar.
Virgjëresha:
Të përgjithshmet
Ju lëvizni me optimizëm dhe me qejf. Shikoni mundësi aty ku të tjerët shohin gabime. E vërteta është diku në mes. Mbi-optimizmi do t’ju bëjë të enci para, por ka shumë mundësi t’ju tërheqë në lëvizje dhe mund të pendoheni në fund. Gjeni ritmin tuaj dhe dëgjoni instinktet tuaja, sepse këtë javë me Merkurin në rrugë retrospektive më 26 korrik tek Luani do të jetë më e fuqishme se zakonisht. Teprimet gjithashtu ndikojnë në profesionin tuaj.
Parashikimet në dashuri:
Keni tendencën të jeni kritik ndaj partnerit tuaj, gjë që helmon marrëdhënien tuaj. Mundohuni të tregoni mirëkuptim dhe të dëgjoni çfarë ka për t’ju thënë. Ju do të shihni se kjo alternativë do ta bëjë shumë më mirë klimën midis jush. Nëse jeta juaj personale është indiferente, sigurohuni të mos mbylleni në vetvete dhe do të shihni se gjërat do të shkojnë shumë më mirë sesa e keni imagjinuar.
Parashikimet profesionale:
Në punë kërkesat do të jenë të mjaftueshme dhe ka mundësi të keni nevojë të punoni përtej orëve të pritshme. Armatosuni me durim dhe zbatoni të menduarit tuaj praktik për të zgjidhur detyrimet tuaja dhe largoni stresin. Financat tuaja po lëvizin në një mënyrë të mirë, por kjo javë nuk ofron mundësi. Ndoshta gjërat neutrale po lëvizin, por ka një interes të veçantë.
Peshorja:
Të përgjithshmet:
Është faza planetare që luan fortë me nervat tuaja. Me Merkurin që fillon rrugën retrospektive më 26 Korrik tek Luani duhet të tregoni qetësi dhe të përpiqeni të menaxhoni disa situata. Kuptoni më në fund se nervat nuk ju çojnë në asnjë zgjidhje. Ndryshimet dhe lëvizjet duan të mendoheni dhe jo të jeni impulsiv. Lëvizjet e tjera ju nevojiten gjithashtu për mendim dhe organizim. Njerëz miqësorë do t’ju përkrahin këtë javë dhe do t’ju ndihmojnë të merrni me shumë vendime objektive.
Parashikimet në dashuri:
Marrëdhënia juaj është në një periudhë të qetë, gati monotone. Gjërat po shkojnë sipas programit, nuk ka surpriza dhe ndonjëherë ndiheni dhe të mërzitur. Stop! Tregoni vlerësimin tuaj për atë që keni dhe më pas bëni hapa të vogla për të përmirësuar klimën në marrëdhënien tuaj. Është në dorën tuaj.Nuk e shihni?
Parashikimet profesionale:
Energjia dhe dinamizmi do të karakterizojnë jetën tuaj profesionale. Planet tuaja do të jenë në gjendje të materializohen dhe kështu do të merrni kënaqësinë që kërkoni. Bashkëjetesa profesionale me njerëzit e tjerë në punë do jetë në ballë dhe do t’ju shqetësojë. Jeni të ftuar për të gjetur ekuilibra të rinj. Me financat jeni në dispozicion të merrni rreziqe, por është mirë të ndiheni të sigurt përpara se të guxoni. Intuita juaj do të jetë mjaft e fortë për t’ju drejtuar si duhet.
Akrepi:
Të përgjithshmet:
Është vendosja planetare me Merkurin, duke filluar rrugën e tij retrospektive më 26 Korrik tek Luani, që ju bën më të mbyllur dhe ju mbush me pasiguri këto ditë. Kërkimi i brendshëm ju vë në mendime, por do t’ju ndihmojë të arrini në një pikë të tillë që do keni bërë përparim individual. Çdo hap në jetë që na ndjek kërkon punë, por me një ëmbëlsi që ju shpërblen. Çështjet familjare do të thithin shumë nga mendimet dhe energjitë, por do të jetë për mirë. Marrëdhëniet me partnerin kalojnë nënjë fazë të marrjes në pyetje para se të forcohen dhe të vendosen.
Parashikimet në dashuri:
Sentimentalisht, java do të jetë shumë e mirë nëse mbani qëndrimin që keni. Me një buzëqeshje, një humor të madh dhe një çmenduri të vogël do të arrini të kenaqni partnerin tuaj dhe të nxirrni marrëdhënien tuaj nga mërzitja. Nëse jeni duke kërkuar përsëri gjysmën tjetër, do të jetë shumë tërheqëse prandaj përdoreni atë siç duhet!
Parashikimet profesionale:
Në punë parashikimet flasin për një javë dinamike. Do t’ju jepet mundësia për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur qëllimin tuaj, falë kokëfortësisë që do të ndodhë. I duruari fiton dhe ju do ta tregoni si të mirëqenë. Mbani vetëm diplomacinë tuaj dhe shmangni goditjet. Jeta juaj sociale do të jetë mjaft intensive dhe do të ndikojë në xhepin tuaj. Mbani ekuilibrin dhe mos shpenzoni shumë!
Shigjeari:
Të përgjithshmet:
Mirë është të jeni në gatishmëri këtë javë me Merkurin që fillon rrugënretrospektive më 26 korrik tek Luani për të përballuar fuqishëm sfidat. Gjithashtu është shumë e rëndësishme për të menduar rreth asaj se si ju menaxhoni emocionet tuaja, sepse presioni që është mbledhur brenda jush do ju bëjë të ndiheni të mbytur dhe reagimet ndonjëherë mund të jenë intensive. Mirë është të mos humbni marrëdhëniet me njerëzit nga dobësia. Më mirë të jepni hapësirë atyre që e meritojnë dhe të largoni ata që ju mërzitin.
Parashikimet në dashuri:
Çfarë ndodh nëse jeni të angazhuar, çfarë ndodh nëse kërkoni të gjeni personin që do t’ju rrahë zemra juaj! Keni bukuri dhe shkëlqim të papërmbajtshëm. Çfarëdo që thoni tingëllon argëtuese! Gëzoni pranimin që merrni nga seksi tjetër ose gjysma tjetër! Kaloni mirë, flirtoni, ndihuni të gjallë!
Parashikimet profesionale:
Në punën tuaj gjërat po shkojnë mjaft mirë dhe ndërkohë që vazhdon java do të jeni në gjendje të “vendosni” disa situata që duket se ju vështirësohen. Çelësi i suksesit qëndron në bashkëpunimin, prandaj kujdesuni për këtë mënyrë pune.Lëvizjet e nxituara janë gjithashtu të mira për të shmangur, sepse ekziston rreziku i të qenit i mashtruar nga vendosja planetare. Ka elementëqë nuk ju ndihmojnë të shihni imazhin e përgjithshëm. Vonesat në profesion dhe financa kanë nevojë për qetësi dhe jo me nerva nëse doni të keni rezultate të përsosura.
Bricjapi:
Të përgjithshmet:
Kjo javë e kthen interesin tuaj në përpjekjet dhe mundësitë kolektive. Nëse jeni anëtar i një ekipi sportiv dhe jo vetëm, është shumë e mundur t’ju kërkohet të merrni pjesë më shumë se zakonisht. Çështjet familjare vijnë në sipërfaqe dhe duket se do kenë diskutime të thella pa analizë substanciale. Përgjegjës për këtë është Merkuri retrospektiv nga data 26 korrik e në vazhdim.
Parashikimet në dashuri:
Partneri juaj është pjesë e mjedisit tuaj. Dhe si i tillë, duket se do jetë në distancë nga ju këtë javë. Ju nevojitet kohë për të marrë frymë, për të dëgjuar dhe më në fund të hiqni peshën tuaj. Mundohuni të jeni të sinqertë me të dhe do të shihni se ai do t’ju kuptojë. Vetëm mos luani “kukafshehthi”!
Parashikimet profesionale:
Në profesion ekzistojnë disa vonesa por nuk ka mundësi që të ketë pengesa të vogla që pengojnë përpjekjet tuaja. Ngarkesa e punës do të jetë e mjaftueshme, prandaj më e mira që mund të bëni është të tregoni aftësitë tuaja organizative, si dhe një konsistencë formale në atë që keni arritur. Në financat, ka shqetësime të thella për çështjet tuaja të pazgjidhura, por një qëndrim stresues nuk ju ndihmon në asnjë mënyrë. Merrni këshillat nga njerëz miqësorë të cilët do t’ju ndihmojnë shumë në këtë fushë.
Ujori:
Të përgjithshmet:
Skena planetare me Merkurin duke nisur rrugën retrospektive në 26 korrik tek Luani dhe Eklipsin e Hënës që zhvillohet në 27 në shenjën tuaj, nuk duket se do t’ju lerë të qetë. Çështjet që dalin nga mjedisi miqësor do të kërkojnë zgjidhje edhe pa vonesë. Kjo periudhë nxjerr në sipërfaqe edhe gabimet e së kaluarës, kështu që tani është koha e përkryer për të korrigjuar atë që është e gabuar. Qëndrimi i vëmendshëm do t’ju ndihmojë shumë në rrugën tuaj këtë javë, prandaj sigurohuni që ta ndiqni. Në fundjavë do të ketë ulje dhe ngritje, por është e sigurtë se do të vijnë dhe momente të gëzueshme me shoqëri të mirë, nëse është një person miqësor ose personi që keni qejf.
Parashikimet në dashuri:
Sentimentalisht java juaj ju jep mundësinë të kaloni netë dhe momente të bukura të pasionit dhe sensualitetit me partnerin tuaj. Është kjo “diçka” që ju bën të ndiheni bukur me veten po kështu dhe me bashkëshortin tuaj. Nëse jeni vetëm, takimi juaj me persona të tjera do t’ju bëjë të kujtoni se ndiheni i dëshiruar!
Parashikimet profesionale:
Jeta juaj profesionale nuk duket të jetë aq e thjeshtë sa do të dëshironit. Ka shumë mundësi për të cilat duhet të shqetësoheni dhe koha nuk do të jetë e mjaftueshme. Pra, jepini përparësi situatave dhe punoni me humor të mirë. Grindja është një qëndrim që nuk ju përshtatet, kështu që lini atë jashtë mjedisit të punës. Edhe nëse keni ankesa nga shefi juaj, kjo periudhë nuk është e përshtatshme për sugjerime! Në financa është koha për t’u marrë me detyrimet e vjetra dhe të ndiheni më të qetë.
Peshqit:
Të përgjithshmet:
Ju jeni munduar shumë deri më tani për t’u zhvilluar si personalitet. Që tani e tutje, mundësitë do të shfaqen për të shpalosur talentet dhe njohuritë tuaja, duke synuar të shkoni një hap më tej. Përparimi juaj troket në derë në një mënyrë ose në tjetrën, në varësi të asaj që keni në këtë kohë. Aftësitë tuaja profesionale janë në ballë ndërkohë fundjava është më e përshtatshme për kontakte miqësore. Ka njerëz që kërkojnë më shumë se zakonisht, pasi detyrimet tuaja ju kanë larguar prej tyre. Nëse nuk doni të prishni marrëdhënien tuaj me ta, mirë është t’i përgjigjeni thirrjes së tyre.
Parashikimet në dashuri:
Gjërat sentimentale po shkojnë shumë më mirë dhe kjo ka të bëjë me qëndrimin tuaj. Më në fund, vendosni të bëheni më të ndërthurur, ndërkohë vendosni kufijtë tuaj. Në këtë mënyrë, ekuilibri në marrëdhënien është restauruar kështu që kënaqeni dhe ju me partnerin tuaj.
Parashikimet profesionale:
Në punën tuaj, problemet e vogla do të vazhdojnë t’ju shqetësojnë, por nuk duket të jenë të një madhësie të tillë sa të krijojnë zhurmë. Zgjidhni dallimet me kolegët dhe bashkëpunëtorët sepse në të ardhmen e afërt me Merkurin, duke filluar rrugën retrospektive të tij më 26 Korrik tek Luani, do t’ju duhet të keni kontakte të mira me ata rreth jush për të zbatuar disa nga planet tuaja. Financat tuaja nuk duket të kenë ndonjë ndryshim të veçantë. Kështu që vazhdoni të lëvizni me mençuri dhe ndershmëri.
ma.me