Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se të hënën, më 23 korrik priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin.
Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive.
Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.
Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 31 °C
në vendet malore: 15 / 28°C
Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë). /b.d