Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili e kishte quajtur të vjetër francezin.
Benzema e ka quajtur person të çmendur presidentin napolitan, transmeton Gazeta Express.
De Laurentiis siguroi se Napoli nuk do të tentojë ta blejë Benzeman me arsyetimin se ai është lojtar i vjetër, dhe francezi nuk e ka duruar fyerjen që i është bërë.
“Edhe një person tjetër i çmendur në listën time”, shkroi Benzema në Instagram. (b.an)