• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nënstacion i ri në Gjirin e Lalëzit, Gjiknuri: Paratë e qytetarëve kthehen në cilësi shërbimi

by A R
21/07/2018 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri bashkë me administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela inspektuan kantierin ku po punohet për ndërtimin e nënstacionit të ri në zonën e Gjirit të Lalëzit. Investimi në vlerën 458 milion lek është kryer në masën 40% deri më tani ndërsa parashikon pritet të përfundojë plotësisht në fillim të vitit të ardhshëm. Paralelisht me këtë investim, Operatori i Sistemit të Transmetimit po ndërton linjën 110 kV Sallmone-Gjiri i Lalëzit.

“Është një zonë e cila është që nga koha e elektrifikimit e paprekur, e painvestuar përsa i përket energjisë elektrike. Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit  20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliardë lekë të reja, ku parashikohen rreth 10 fidera të linjës 20 kilovolt dhe zgjidhin përfundimisht problemin e energjisë elektrike të gjithë kësaj zonës, jo vetëm të Gjirit të Lalzit, të fshatrave përreth, Hamallaj e Ishëm. Paratë që qytetarët paguajnë për konsumin e energjisë elektrike, Operatori ia kthen qytetarëve me cilësi shërbimi me investime me një furnizim më të mirë të energjisë elektrike”, sqaroi administratori i OSHEE, Çela.

Ministri Gjiknuri u ndal tek filozofia me të cilën tanimë do të strukturohet plani i investimeve që do të kryhen në rrjetin elektrik me përparësi turizmin.

“Investimet në këtë fazë do të fokusohen në dy drejtime:  Një, duke i paraprirë zhvillimeve të mundshme apo duke investuar në ato zona që kanë potencial të madh të rritjes ekonomike, siç janë zonat me përparësi turizmi. Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, objektivi i dytë është kryerja e investimeve në ato element që çojnë në mirëmenaxhimin e kompanisë. “Së dyti, investimet do të drejtohen në miradministrim dhe uljen e humbjeve që do të thotë investimet e ardhshme do të fokusohen në sistemet e matjes, në sistemet e menaxhimit të flukseve të energjisë në mënyrë që të administrohen më mirë të ardhurat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe që do të bëjnë të mundur në të ardhmen  edhe fillimin e  hapave të parë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”, nënvizoi Gjiknuri.

Deri më tani OSHEE ka investuar mbi 1.5 miliard Lekë për infrastrukturën energjetike nga Gjiri i Lalzit, pjesa e plazhit (Adriatiku), e deri në Golem të Kavajës.

Next Post
I riu kanos me armë dy persona, ndërhyn në kohë policia

I riu kanos me armë dy persona, ndërhyn në kohë policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com