Moti për këtë të shtunë do të karakterizohet me kthjellime, të cilat do të dominojnë në të gjithë vendin.
Në skaj të zonave të veriut gjatë pasdites do të ketë vranësira lokale duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Mbrëmja dhe nata, mbeten në kushtet e kthjellimeve në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje prej 1 – 2°C në mëngjes por kryesisht gjatë mesditës kur pritet maksimumi 36°C.
Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Europa
Europa Qendrore dhe zona të izoluara të Perëndimit dhe Veriut të kontinentit,
paraqiten me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.
Por vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Europës, kryesisht në Jug të saj./a.m.