• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rëndësi ka gjesti, jo koncepti për kompozimin e Arbnorit

by Ben Andoni
20/07/2018 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

E para që duhet nënvizuar në rastin e debatit të kompozimit mbi elementin e bustit të Arbnorit është fakti i thjeshtë dhe i bukur që u vendos në parlamentin shqiptar. Fakti i hedh poshtë argumentet. Që do të thotë, Arbnori do të qëndrojë tashmë përbri politikanëve më të rëndësishëm të vendit, po aq sa edhe njerëzve të nderuar të kulturës.

Figura e tij, me gjithë luhatjet jo të pakta, qëndron në atë mjedis. Duhen vlerësuar maturia, por mbi të gjitha mënyra sesi mund të debatoje me këtë personazh, kur ishte i gjallë. Ndryshe nga shumë prej politikanëve shqiptarë të rangjeve ku ka arritur ai, me të cilët mbetet tejet i vështirë komunikimi, por mbi të gjitha përfillja e tyre, ai tregoi staturë të mirë.

Çdokush që kap poltronin e të parit të Kuvendit, që në protokoll nga rëndësia është një figurë në mes Numrit 2 dhe 3 të shtetit, transformohet. Fillimisht në përqasje me publikun dhe së dyti me atë që ai duhet të demonstrojë. Shumica e njerëzve të parë të Kuvendit më shumë e kanë konfuzuar parlamentin shqiptar, që edhe kështu është boll i ngatërruar. Jo se Pjetër Arbnori bëri ndonjë ndryshim të madh, por në kohën e tij, me atë egërsi që kishte politika shqiptare, ai shpalosi një nga vetitë e rralla të pak individëve shqiptarë: tolerancën dhe komunikimin.

Kjo është arsyeja që ceremonia e tij modeste, që u ngatërrua disi nga formacioni i tij politik, bashkoi shumë njerëz të kundërt dhe jo çuditërisht u propozua nga të Majtët, për të cilët ai nuk i kursente hokat e tij. Gjithsesi në këto momente, që janë kryesisht momente reflektimi kemi parë sesa probleme kemi me protokollin, me konceptin e nderimit dhe mbi të gjitha me kotësinë. Neve, si shqiptarë, jemi ndër popujt që kotësinë e kemi një nga atributet më të shqueshme.

Kotësia ka bërë që në vend, që momenti të ishte kohë përshpirtje për të ndjerin, të merreshin me punën e Sadik Spahisë, që për mendimin personal është një punë e arritur dhe e rrok më së miri personalitetin e Arbnorit. Autori ka punuar në një formë të përzier kompozimi me bustin, që shpalos të gjithë personalitetin e kësaj figure në aspektin politiko-artistik-social. Kuptohet se stonon me format e mirëfilli të busteve (përveç Fan Nolit, që është sërish një kompozim), që janë në hapësirën e lulishtes së parlamentit, por i shkon personalitetit të tij.

Gjithsesi, në këtë kohë harrese për këtë figurë të nderuar, që paradoksalisht lejen e kompozimit ia mohuan dhe përfaqësuesit e partisë së tij në Këshillin Bashkiak, rëndësinë më të madhe duhet ta marrë gjesti. Nga ato të pakët, që të bën të besosh se në këtë klasë politike…ka ndonjëherë dhe ndonjë kthjellim kalimtar. (Javanews)

 

 

Next Post
I përfshirë në trafik klandestinësh, prangoset lazaratasi

Plagosja e të kërkuarit në Radhimë, dhjetëra gëzhoja rreth banesës, familja: Policia ushtroi terror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In