Del video e rrahjes se avokatit te njohur Ilia Ilia, i cili u rrah dje para Prokurorise se Durresit.
Ne videon siguruar nga gazetari i “PANORAMA” duket avokati me kemishe te bardhe, teksa eshte duke folur me nje tjeter person, qe sipas te dhenave eshte inspektori i policise Sadik Lasku.
Sipas avokatit te dhunuar, ai ka qene ne gjyq me te, pasi ishte ky avokati mbrojtes.
Ne moment i afrohen dy persona, njeri me kapele dhe nje tjeter. Sipas avokatit, personi me kapele eshte agresori i dyte.
Personi me kapele, merr prej krahu bashkebiseduesin, nderkohe qe tjetri qe eshte identifkuar si Mond Voga i sulet me grushte avokatit.