Tashmë është zyrtarizuar edhe ekipi që do të ndeshet me Kukësin në turin e dytë eliminator në Champions League. Karagabu i Ansi Agollit, e mbylli pa gola sfidën e kthimit ndaj sllovenëve të Olimpija Ljubljana, dhe me këtë rezultat kalon më tej falë fitores në takimin e parë.
Azerët kishin fituar 0-1 në transfertë ndeshjen e parë, dhe tani u mjaftuan edhe me një barazim pa gola. Kukësi do të luajë ndeshjen e parë si pritës në “Loro Boriçi”, më 24 ose 25 korrik. UEFA ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të zhvillohen më 31 korrik dhe 1 gusht. Për axhendën e plotë gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.
ma.me